Tuesday, 27. January 2026
Sport

Zyrtare, nga Napoli në Bundesligën gjermane, mesfushori firmos për 20 milionë euro

GS 27/12/2023 1 Min. Lesezeit

Mungonte vetëm njoftimi zyrtar, por tani nuk ka më dyshime. Eljif Elmas do të jetë lojtar i ri i RB Lajpcigut duke filluar nga janari. Klubi gjerman përmes një njoftimi në faqet zyrtare ka bërë të ditur se ka blerë mesfushorin maqedonas nga Napoli, me të cili kanë nënshkruan kontratë deri në vitin 2028.

elmas

Një marrëveshje që kap shifrën prej 20 milionë euro plus 5 milionë të tjera bonuse dhe që lë të kënaqura të dyja palët. Në 3 sezonet e fundit, Elmas, ka luajtur mbi 30 ndeshje për sezon. Për lojtarin e kombëtares së Maqedonisë së Veriut do të jetë hera e parë që luan në Bundesligën gjermane. Më parë, Elmas ka kontribuar për Fenerbahçen dhe Rabotnickin.

;

 PANORAMASPORT.AL

Teilen: