Saturday, 14. March 2026
Sport

Zyrtare, një mbrojtës për Kukësin, verilindorët përforcojnë prapavijën

GS 10/07/2023 1 Min. Lesezeit

Nuk ka vetëm largime te Kukësi. Klubi verilindor ka zyrtarizuar së fundmi një prurje të re.

Bëhet fjalë për Vasil Zhongon, mbrojtës i cili vjen nga skuadra e Bylisit. Zhongo do të qëndrojë te Kukësi, të paktën për 2 sezone.

“Futboll Klub Kukësi njofton se mbrojtësi Vasili Zogos është zyrtarisht futbollist i skuadrës sonë! Futbollisti 23-vjeçar ka firmosur ditën e sotme me klubin tonë një kontratë për 2 sezone , duke u bërë futbollisti më i ri në skuadër.

23-vjeçari, i lindur në Athine vjen te Kukësi nga kampionati Shqiptar ku së fundmi ka qenë pjesë e FK Bylis! Klubi i Kukësit i uron mirëseardhje futbollistit Vasili Zogos dhe shumë suksese me fanellën e skuadrës sonë. Mirësevjen Vasili”, – shkruan klubi.

Teilen: