Saturday, 21. March 2026
Sport

ZYRTARE/ Një tjetër kampion i bashkohet Ronaldos, Al Nasr prezanton mesfushorin dhe i krijon… këngë

GS 01/08/2023 1 Min. Lesezeit

Al Nasr ka bërë një tjetër goditje të madhe në merkaton e verës, duke afruar në skuadër Sadio Manen. Mesfushori është transferuar në Arabinë Saudite nga Bajerni i Mynihut, skuadër me të cilën arriti të fitonte titullin kampion, megjithëse gjërat mes tyre nuk shkuan në mënyrën më të mirë të mundshme.

MANE

Ndërkohë, klubi arab e ka prezantuar mesfushorin në një mënyrë mjaft të veçantë. Nëpërmjet një videoje, ata i kanë dedikuar një këngë teksa emri i Manes thirret nga të gjithë tifozët në kor.

Al Nasr bën në këtë mënyrën goditjen e dytë të madhe në merkaton e verës për këtë sezon. Pak javë më parë, klubi ku aktivizohet edhe Kristiano Ronaldo prezantoi Marselo Brozoviçin.

PANORAMASPORT.AL

Teilen: