Tuesday, 10. March 2026
Sport

ZYRTARE/ Një zikaltër i ri zbarkon në “San Siro”, Interi prezanton sulmuesin që ia “rrëmbeu” Milanit

GS 01/07/2023 1 Min. Lesezeit

Markus Turam është zyrtarisht futbollisti më i ri i Interit.

turam

Zikaltërit kanë prezantuar sulmuesin francez, i cili është goditja e parë e kësaj merkatoje vere.

Çdo gjë ka qenë e sigurt prej një jave sa i përket djalit të legjendës franceze, teksa priteshe vetëm zyrtarzimi nga ana e klubit që ka ardhur.

Ai ishte shumë pranë Milanit, por vetëm në momentet e fundit vendosi që të bashkohej me nënkampionët e Europës.

Turam do të jetë pjesë e Interit për pesë vitet e ardhshme.

PANORAMASPORT.AL

Teilen: