Trajneri i Ajaksit, Françesko Farioli dha dorëheqjen nga klubi pasi nuk fitoi titullin në Holandë. Ai iu bashkua skuadrës në verën e 2024-ës ku nënshkroi një kontratë tre-vjeçare, por 36-vjeçari nuk e ka përballur dot humbjen dhe ka preferuar të largohet.“Udhëtimi im në Ajaks filloi pothuajse një vit më parë, në De Toekomst, me qëllim që ta ktheja Ajaksin aty ku i takon. Dhe përfundoi në Johan Krujf ArenA, duke e sjellë më në fund Ajaksin përsëri në Ligën e Kampioneve, skenën më të madhe të futbollit evropian. Ne donim të sillnim energji të re në të gjithë komunitetin e Ajaksit, duke ndarë një mënyrë pozitive pune dhe të menduari me klubin në të gjitha nivelet. Të jesh trajneri i parë jo-holandez i Ajaksit që nga viti 1998 dhe trajneri i parë italian i klubit ka qenë një privilegj absolut, së bashku me stafin tim, e përqafuam këtë sfidë të madhe me respekt, përgjegjësi, pasion dhe vendosmëri për të pasur sukses. Fitimi i respektit dhe mbështetjes nga tifozët, të cilin e ndienim gjatë gjithë sezonit, kishte shumë rëndësi për mua dhe stafin tim. Jetuam momente të pabesueshme dhe të paharrueshme të gjithë së bashku: një sezon unik, intensiv dhe emocional në të cilin ndanim besimin, shpirtin luftarak dhe krenarinë, duke arritur më në fund qëllimin tonë, duke përmbushur misionin tonë”, deklaroi ai.
Farioli has decided to leave Ajax after careful consideration. The head coach has informed the club’s board of his decision.
Thanks for everything, Francesco! ♥️
— AFC Ajax (@AFCAjax) May 19, 2025
PANORAMASPORT.AL