Lajmi kishte disa orë që qarkullonte, por tashmë ka ardhur edhe zyrtarizimi nga ana e klubit bardheblu: Orges Shehi është trajneri i ri i Tiranës.
Një rikthim në shtëpi për teknikun e njohur, që zë vendin e Ardian Nuhiut, që mbylli me konsensus bashkëpunimin me kryeqytetasit.
Me anë të një postimi në rrjetet sociale Tirana zyrtarizon trajnerin e ri:
“Klubi i Futbollit Tirana njofton rikthimin e Orges Shehit në krye të pankinës bardheblu.
Trajneri që na udhëhoqi drejt një titulli kampion dhe trofeve të tjerë kombëtarë rikthehet për të drejtuar skuadrën deri në fund të këtij sezoni, me të njëjtin pasion, ambicie dhe mentalitet fitues
Historia jonë e përbashkët flet vetë:
🏆 Titulli kampion
🏆 Superkupa e Shqipërisë
💙 Një identitet i fortë bardheblu”