Anësori shqiptar, Shkëlzen Gashi ka njoftuar pensionimin.
Me anë të një postimi në llogarinë e tij në ‘Instagram’, Gashi tregoi që do varë këpucët në moshën 34 vjeçare, transmeton lajmi.net.
“Përshëndetje të gjithëve. Ka ardhur koha të ju informoj që kapitulli im i futbollit do të mbyllet në fund të këtij sezoni. Dua të falënderoj klubet e mija dhe bashkëlojtarët për momentet e paharruara dhe të suksesshme. Një falënderim i madh shkon për familjen time dhe shokët për mbështetjen. Jam shumë i entuziazmuar për të ardhmen dhe çdo gjë që do vije. I juaji Shkeli”, shkroi ai.
Gashi aktualisht është pjesë e Aarau në ligën e dytë të Zvicrës, karrierë ka bërë edhe tek Bellinzona, Schaffauseni, Xamaxi e Zuerichu, Basel në Zvicër, kurse në ligën MLS në SHBA, ishte pjesë e skuadrës Colorado Rapids.
Kujtojmë që me Shqipërinë Gashi ka 16 paraqitje, duke shënuar vetëm një gol me fanellën ‘kuqezi’./Lajmi.net/