Pierre-Emerick Aubameyang ka njoftuar se dëshiron të largohet nga Marseille për të filluar një kapitull të ri në karrierën e tij.
Aubameyang u transferua në Marseille vetëm verën e kaluar, dhe pas një fillimi të vështirë u bë me shpejtësi një nga lojtarët kryesorë të skuadrës.
Sulmuesi veteran ka qenë i lidhur shumë me ekipin arab, Al-Qadisiyah që raportohet se ka rënë dakord për kushtet personale me sulmuesin në një marrëveshje që do ta shihte atë të fitonte 10 milionë euro në vit.
/GazetaBlic Sport