Wednesday, 13. May 2026
Sport

ZYRTARE/ Po luftojnë për një vend në Champions, klubi italian rinovon kontratën me trajnerin

GS 07/05/2025 1 Min. Lesezeit

Fiorentina ka rinovuar kontratën me Rafaele Paladinon. Trajneri italian e ka nënshkruar kontratën e re të vlefshme deri në vitin 2027.

bandicam 2025-05-07 16-12-28-228

“Fiorentina njofton se ka aktivizuar opsionin për zgjatjen e kontratës së Paladinos deri në vitin 2027”, shkruhet në njoftimin e klubit.

Pasi kanë humbur 2 me 1 ndaj Real Betis në Ligën e Konferencës, nesër do të kërkohet përmbysja për të shkuar në finale. Në kampionat janë 4 pikë zonës së Europës ku konkretisht mbetet e hapur mundësia për Champions.

41-vjeçari u afrua në verën e kaluar te Fiorentina. Kontrata e mëparshme kishte vlerë edhe për një sezon tjetër.

bandicam 2025-05-07 16-12-57-382

PANORAMASPORT.AL

Teilen: