Wednesday, 8. April 2026
Sport

Zyrtare: Polonia e prezanton zëvendësuesin e Santosit

GS 20/09/2023 1 Min. Lesezeit

Pas shkarkimit të Fernando Santos nga stoli i kombëtares polake, ka ardhur trajneri i ri që do të drejtojë Levandovskin me shokë deri në fund të fazës kualifikuese të “EURO 2024”.

Mikal Probierz do të ulet në stolin e skuadrës polake, me lajmin që është njoftuar vetë nga ana e federatës.

  

Ai ishte trajneri i kombëtares U-21, teksa tashmë do të marrë në drejtim kombëtaren A.

“Mikal Probierz është trajneri i ri i kombëtares polake. Kjo është zgjedhja më e mirë e mundshme. I uroj trajnerit të ri fat”, shkruan presidenti i federatës, Çezari Kulesha.

  

  


Teilen: