Friday, 6. March 2026
Sport

Zyrtare: Rafa Benitez rikthehet në stol, firmos me klubin nga La Liga

GS 23/06/2023 1 Min. Lesezeit

Trajneri i njohur spanjoll, Rafael Benitez është kthyer në stol pas një viti e gjysmë.

Ai ka firmosur me klubin nga La Liga, Celta Vigo, kjo e fundit e bëri zyrtare përmes rrjeteve sociale, shkruan Lajmi.net

  

Benitez së fundmi ishte në Premier League me skuadrën e Evertonit, por u shkarkua nga klubi në vitin 2022.

63-vjeçari herën e fundit kur ishte pjesë e një klubi në La Liga ishte viti 2015, ku udhëhoqi ekipin e Real Madrid.

Benitez gjatë karrierës së tij ka menaxhuar klube të mëdha, si: Chelsea, Liverpool, Napoli, Inter, Valencia, Newcastle etj../Lajmi.net/

  


Teilen: