Wednesday, 25. February 2026
Moto GP

Zyrtare: Rami Hadar vazhdon kontratën me Pejën

GS 20/05/2023 1 Min. Lesezeit

Rami Hadar dhe Peja kanë vazhduar bashkëpunimin e tyre.

Lajmin e ka bërë të ditur klubi i Pejës, me anë të një postimi në faqen e tyre.

  

Rami ndihmoi ‘Shqiponjat’ të kurorëzohen kampion të këtij sezoni dhe klubi e shpërbleu me kontratë të re.

Më poshtë lajmi.net jua përcjellë njoftimin e Pejës:

“Kampionët ecin së bashku

Klubi jonë ka arritur marrëveshje për vazhdimin e kontratës me trajnerin Rami Hadar me qëllimin për të përgatitur dhe zhvilluar ekip i cili do garojë në kualifikimet për Champions League.

Kohëzgjatja e bashkëpunimit tonë për të ardhmen është realizuar në periudhë kohore 1 vjeçare.

Vazhdojmë së bashku, drejt sukseseve të radhës”./Lajmi.net/

  


Teilen: