Marcus Rashford dhe Joan García figurojnë në listën e lojtarëve të grumbulluar nga Hansi Flick për ndeshjen me Majorkën. Ky hap i klubit mendohet se ka ardhur vetëm pasi ka marrë “OK” nga La Liga për regjistrimin e futbollistëve në fjalë.
Mësohet se Szczesny, Gerard Martín dhe Roony Bardhji nuk do të udhëtojnë me ekipin drejt Ishujve Baleare pasi nuk janë regjistruar ende.