Gjiganti spanjoll Real Madrid ia ka vazhduar kontratën, yllit të skuadrës Vinicius Junior.
Faqja zyrtare e Real Madridit, e cila ka njoftuar rinovimin e kontratës me Vinicius Jr edhe për tri vite të tjera.
“Real Madrid CF dhe Vini Jr. kanë rënë dakord për të zgjatur kontratën e lojtarit, i cili mbetet i lidhur me klubin deri më 30 qershor 2027”, shkruhet në njoftim, përcjell lajmi.net.
🕺 Simplemente, @ViniJr 🕺
✨ 1 @LigadeCampeones
🌐 2 Mundiales de Clubes
🌍 1 Supercopas de Europa
🏆 2 @LaLiga
👑 1 Copa del Rey
🇪🇸 2 Supercopas de España#ViniJr2027 pic.twitter.com/r7Tr9RKaM0— Real Madrid C.F. (@realmadrid) October 31, 2023
Eksperti i transferimeve, Fabrizio Romano raporton se Real Madridi i ka vendosur brazilianit një klauzolë prej 1 miliard eurosh.
⚪️🔒 New release clause into Vinicius Jr contract until June 2027 — €1B.
Same release clause will be included in Fede Valverde, Camavinga, Rodrygo new contracts. pic.twitter.com/cP7sMGQyxT
— Fabrizio Romano (@FabrizioRomano) October 31, 2023
Sulmuesi brazilian ka kaluar gjashtë vite në Santiago Bernabeu, por do të vazhdojë edhe për disa vite të mbetet pjesë e Los Blancos.
Ai ka luajtur 235 ndeshje, në të cilat ka shënuar 63 gola dhe ka fituar 9 tituj. /Lajmi.net/