Monday, 6. April 2026
Sport

ZYRTARE/ Refuzoi Italinë, Verrati prezantohet te skuadra e re (VIDEO)

GS 13/09/2023 1 Min. Lesezeit

Marko Verrati u bë çështje në këto ditë të fundit, teksa u zbulua se pas një telefonate personale me trajnerin Luçiano Spaleti, mesfushori pat refuzuar që të grumbullohej për dy sfidat e radhës së “axurrëve”, për eliminatoret e “Euro 2024”, duke parë problemet e tij me PSG-në.

Verrati

Dhe ditën e djeshme konfirmohet edhe arsyeja, duke qenë se Verrati do të finalizonte kalimin e tij në Katar, në radhët e Al Arabit. Nga dje ka ardhur më në fund edhe zyrtarizimi i këtij transferimi, me PSG-në që nga kjo shitje arkëton 45 milionë euro, ndërsa vetë 31-vjeçari Verrati do të përfitojë gati 30 milionë euro në sezon (te PSG-ja fitonte 12 milionë neto).

PANORAMASPORT.AL

Teilen: