Tuesday, 31. March 2026
Futboll

ZYRTARE: Roberto De Zerbi trajneri i ri i Tottenham. Ndihmës i tij do të jetë një kampion bote. DETAJET

GS 31/03/2026 2 Min. Lesezeit

Pas Thomas Frank dhe Igor Tudor, të dy të shkarkuar, Tottenham ka zyrtarizuar pak më parë trajnerin e tretë për këtë sezon. Bëhet fjalë për Roberto De Zerbi, i cili pak kohë më parë u shkarkua nga Olimpique Marseille, pasi dështoi të kualfiikohej në playoffin e Champions League.

Mësohet se italiani ka firmosur për pesë vite me londinezët, ndërkohë që ndihmës i tij përflitet se do të jetë ish-kampioni i botës me Italinë, Alessandro Nesta.

Për De Zerbin ky do të jetë një rikthim në Premier League, pasi më parë ka drejtuar ekipin e Brighton për dy sezone 2022-2024. Italiani merr drejtimin e Tottenham në një moment tejet të vështirë, duke ditur se londinezët renditen në vendin e 17-të, si kurrë më parë në dekadën e fundit dhe rrezikojnë seriozisht rënien në Championship.

Detyra e De Zerbit është të sigurojë së pari qëndrimin në Premier League dhe më pas të nisë nga sezoni i ri një projekt ambicioz. Italiani do të jetë një nga trajnerët më të paguar në Premier League, ku do të paguhet 8 milionë euro në sezon, përveç bonuseve.

Teilen: