Friday, 22. May 2026
Sport

ZYRTARE/ Roko Vata ftohet nga ekipi i parë i Irlandës

GS 13/03/2025 1 Min. Lesezeit

Roko Vata është ftuar nga ekipi i parë i Irlandës. Talenti shqiptar që luan me Uotford, do të jetë në dispozicion për sfidat e marsit.

roko vata

Lajmin e ka bërë të ditur vetë federata e Irlandës. Kujtojmë se Vata ishte ftuar gjithashtu nga Shqipëria U-21.

19-vjeçari ka luajtur edhe për moshat e Irlandës më parë. Paraqitjet e tij kanë bërë që të jetë pjesë e ndeshjeve vendimtare në fazën “play-off” të Ligës së Kombeve. Me 20 dhe 23 mars, Irlanda sfidon Bullgarinë.

PANORAMASPORT.AL

Teilen: