Saturday, 14. March 2026
Sport

ZYRTARE/ Roma huazon sërish mbrojtësin spanjoll, ja deri kur do të jetë pjesë e ekipit

GS 08/07/2023 2 Min. Lesezeit

Mbrojtësi spanjoll, Diego Jorente do të jetë pjesë e Romës deri në qershor 2024. Lajmi është bërë i ditur nga vetë futbollisti përmes një videomesazhi në rrjetet sociale.

Roma, zyrtari Llorente: “Krenar që e vesh sërish këtë fanellë”

“Përshëndetje të gjithë tifozëve të Romës, doja t’ju ​​thoja se jam shumë i lumtur që jam kthyer. Mezi pres të nis një sfidë të re me këtë fanellë”, u shpreh ai.

“Jam krenar që mund të vazhdoj të jem pjesë e familjes Giallorossi. Kur pata mundësinë të vija te Roma në janar, nuk hezitova asnjë moment dhe aq më pak në këto ditë pritjeje e dija gjithmonë se do të bëja gjithçka për të qëndruar, jo vetëm për të vazhduar t’i përkas një klubi historik, por edhe për të gjetur bashkëlojtarët e mi dhe për të luftuar përsëri me ta dhe me tifozët tanë për të arritur objektivat që kemi. E meritojmë, sigurisht që mund të bëjmë diçka të madhe” , deklaroi ai pas marrëveshjes me verdhekuqtë.

Rikujtojmë që Jorente u huazua tek Roma në merkaton e janarit dhe pas përfundimit të kampionatit ai u rikthye sërish tek Lids. Falë paraqitjes së tij, klubi verdhekuq vendosi ta rikthej sërish në ekip ku do të qëndrojë për 1 vit.

PANORAMASPORT.AL

Teilen: