Skuadra e Ballkanit nga Superliga e Kosovës ka njoftuar përmes rrjeteve sociale se lojtari, Rustem Hoxha është larguar nga klubi.
Kampioni i Suprligës këtë sezon ka ndërpre bashkëpunimin me mbrojtësin, shkruan Lajmi.net
“Ballkani njofton se mbrojtësi Rustem Hoxha nuk është më pjesë e skuadrës sonë!. Pas përfundimit të kontratës , Hoxha dhe klubi ynë kan vendosur që ta mbyllin bashkëpunimin”, shkruhet në njoftimin e klubit nga Suhaerka.
Hoxha ishte transferuar te Ballkani gjatë vitit 2021 nga Teuta, dhe gjatë kësaj kohe me fanellën e klubit nga Suhaerka ai fitoi dy tituj të Superligës./Lajmi.net/