Sergio Conceiçao nuk është më trajner i Portos. Njoftimi u bë nga vetë klubi portugez, sipas të cilit trajneri bëri të ditur publikisht se kishte proceduar me zgjidhjen e njëanshme të kontratës së nënshkruar vetëm më 25 prill.
Sergio Conceiçao u përfol si një kandidat i mundshëm për stolin e Milanit, për të zënë vendin e Piolit, por duket se e ardhmja e tij do të jetë larg Italisë.
Mediat portugeze shkruajnë se trajneri është shumë pranë firmës me Marsejën në kampionatin francez.