Ualter Mazari është trajneri i ri i Napolit. Klubi napoletan dhe tekniku i njohur kanë zyrtarizuar marrëveshjen, me një postim në rrjetet sociale.
Mazari, do të pasojë Garsian, larguar për shkak se nuk bindi me rezultate në fillimin e kampionatit. 62-vjeçari e njeh mirë klubin, pasi e ka drejtuar edhe më parë këtë skuadër.
“Ualter Mazari është trajneri i ri i Napolit. Mirë se u ktheve”, shkruan Napoli në Facebook.
PANORAMASPORT.AL