Wednesday, 4. March 2026
Sport

Zyrtare: Shkëndija transferon ish-kapitenin e Dritës

GS 13/06/2023 1 Min. Lesezeit

Skuadra nga Tetova e Maqedonisë së Veriut, Shkëndija ka bërë zyrtare transferimin e mbrojtësit nga Gjilani, Ardian Limani.

Limani edhe zyrtarisht nga sezoni i ri do të luaj për ekipin e Shkëndjës ku do të punoj me ish-trajnerin e tij te Drita, Ardian Nuhiu, shkruan Lajmi.net

  

29-vjeçari ndërpreu kontratën me ekipin nga Gjilani, Drita edhe pse mbante shiritin e kapitenit.

Mbrojtësi kosovar luajti te “Intelektualët” qysh nga viti 2017. Ai ishte trasnferuar si “lojtar i lirë” atë kohë nga skuadra e Feronikelit./Lajmi.net/

  


Teilen: