Monday, 13. July 2026
Sport

Zyrtare: Slaven Bilic rikthehet në Kombëtaren e Kroacisë pas 14 vitesh

GS 13/07/2026 1 Min. Lesezeit

Slaven Bilic do të jetë sërish përzgjedhësi i kombëtares së Kroacisë, duke zëvendësuar Zlatko Dalic, i cili u largua pas përfundimit të Kupës së Botës 2026.

Për trajnerin kroat kjo do të jetë hera e dytë në krye të “Vatrenëve”.

Bilic e drejtoi për herë të parë Kroacinë nga viti 2006 deri në vitin 2012.

Gjatë asaj periudhe ai udhëhoqi kombëtaren në Euro 2008, ku arriti deri në çerekfinale, si dhe në Euro 2012, ndërsa nuk arriti të kualifikonte ekipin për Kupën e Botës 2010.

Tashmë, pas 14 vitesh, Bilic rikthehet në stolin e kombëtares me synimin për të hapur një epokë të re dhe për ta udhëhequr Kroacinë drejt sukseseve në turnetë e ardhshëm.

 

Teilen: