Lëvizje surprizë te Mançester Junajtid në minutat e fundit të merkatos. “Djajtë e Kuq” kanë afruar në formë huazimi deri në qershor të vitit 2024, mesfushorin maroken të Fiorentinës, Sofjan Amrabat. Lajmi është konfirmuar nga vetë klubi anglez nëpërmjet faqes zyrtare.
Paraqitja mbresëlënëse e mesfushorit me Marokun, duket se ka joshur drejtuesit për ta afruar në skuadër. Gjithashtu Amrabat ka qenë një pikë e rëndësishme edhe për Fiorentinën.
“Është një nder i madh të bëhesh lojtar i Mançester Junajtid. Më është dashur të jem i durueshëm për këtë moment, por jam dikush që dëgjoj gjithmonë zemrën time dhe tani po përfaqësoj klubin e ëndrrave të mia.
Jam një lojtar i pasionuar; Dua ta sjell atë energji në skuadër dhe do të vendos gjithçka në çdo veprim që bëj për ekipin”, u shpreh Amrabat në fjalët e para si futbollist i Junajtid.
PANORAMASPORT.AL