Thursday, 12. March 2026
Sport

Zyrtare/ Szoboszlai lojtari më i ri i Liverpool

GS 03/07/2023 1 Min. Lesezeit

Tashmë është e konfirmuar se Dominik Szoboszlai ka firmosur kontratën e tij me Liverpool.

Mesfushori hungarez ka hedhur ditën e djeshme firmën e tij mbi letrën e bardhë pasi Liverpool i pagoi klauzolën prej 70 milionë eurosh.

Ai gjithashtu ka thënë edhe fjalët e tij të para si lojtari më i ri i “Reds”.

Jam duke u bashkuar me një klub historik, klub i jashtëzakonshëm. Jam shumë i lumtur. Tre apo katër ditët e fundit ishin tepër të gjata, nuk ishte aq e thjeshtë.

Jam këtu më në fund dhe dua t’u them tifozëve të Liverpool se mezi pres t’i shoh në Anfield, mezi pres të filloj”, është shprehur hungarezi./h.ll/abcnews.al

Teilen: