• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Monday, May 12, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Zyrtare/ Thomas Tuchel zgjidhet trajner i kombëtares së Anglisë

16/10/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

ANGLI- Gjermani Thomas Tuchel është emëruar trajneri i ri i kombëtares së Anglisë në futboll. Kjo u njoftua zyrtarisht të mërkurën nga Federata e Futbollit (FA).

Sipas mediave britanike, Tuchel ka nënshkruar një kontratë 18-mujore, e cila hyn në fuqi më 1 janar 2025 dhe do zgjasë deri në fund të Kupës së Botës 2026.

Thomas Tuchel bëhet trajneri i tretë i huaj që drejton Anglinë pas suedezit Sven Goran Eriksson dhe italianit Fabio Capello.

Tuchel, i cili u largua nga Bayern Munchen në fund të sezonit të kaluar, u shpreh se: “Jam shumë krenar që më është dhënë nderi të drejtoj ekipin anglez. Të kesh mundësinë për të përfaqësuar Anglinë është një privilegj i madh dhe mundësia për të punuar me këtë grup lojtarësh të veçantë dhe të talentuar është shumë emocionuese”, shtoi ai.

Trajneri anglez Anthony Barry do të jetë ndihmësi i Tuchel. Tuchel drejtoi Mainz, Borussia Dortmund, Paris St-Germain dhe Chelsea përpara se të transferohej te Bayern.

Anglezi Gareth Southgate dha dorëheqjen në korrik pas humbjes së Anglisë kundër Spanjës në finalen e “Euro 2024”, kompeticion ky, i cili u mbajt në Gjermani./abcnews.al

Next Post

Di Kanio këshillon Juventusin: Forco sulmin!

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.