Friday, 27. February 2026
Sport

Zyrtare: Tielemans largohet nga Leicester City, klubet synojnë transferimin e tij si “lojtar i lirë”

GS 31/05/2023 1 Min. Lesezeit

Mesfushori i Kombëtares së Belgjikës, Youri Tielemans është larguar përfundimisht nga Leicester City.

Përmes rrjeteve sociale, mesfushori belg e ka bërë të ditur se nuk do të vazhdoj kontratën me skuadrën angleze, e cila ka rënë nga Premier League dhe sezonin e ri do të bëjë gara në Championship, shkruan Lajmi.net

  

Tani skuadrat e mëdha synojnë transferimin e futbollistit si “lojtar i lirë”.

26-vjeçari te Leicester ishte transferuar në vitin 2019 nga ekipi i Monacos për 45 milionë euro.

Gjatë këtij sezoni, Tielemans ka zhvilluar 31 ndeshje, ka shënuar tre gola dhe ka bërë dy asiste./Lajmi.net/

  


Teilen: