• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Thursday, July 17, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Zyrtare: Tijjani Reijnders lojtari më i ri i Milanit

19/07/2023
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Milani ka njoftuar zyrtarisht ardhjen e Tijjani Reijnders, i cili është marr nga AZ Alkmaar.

‘Kuqezinjtë’ kanë punuar për të forcuar mesfushën e tyre këtë verë pas shitjes së Sandro Tonalit, duke marrë Ruben Loftus-Cheek nga Chelsea dhe Reijnders u shfaq si një tjetër objektiv kyç.

24-vjeçari i bashkohet Milanit në një marrëveshjeje që raportohet të jetë me vlerë rreth 20 milionë euro plus shtesa dhe ai ka nënshkruar një kontratë pesëvjeçare me klubin, me vlerë rreth 1.7 milionë euro neto në sezon.

Siç u njoftua sot, Reijnders tashmë ka nënshkruar zyrtarisht për Milanin, duke e lejuar atë të fillojë punën parasezonale me Stefano Piolin dhe bashkëlojtarët e tij të rinj. Ai do të veshë fanellën me numër 14.

Mesfushori holandez shkëlqeu sezonin e kaluar për AZ Alkmarin, duke shënuar shtatë gola dhe duke dhënë 12 asistime në 54 ndeshje në të gjitha garat.

Reijnders është nënshkrimi i pestë i Milanit në afatin kalimtar të verës, pas Christian Pulisic, Ruben Loftus-Cheek, Luka Romero dhe Marco Sportiello./Lajmi.net/

🇳🇱 𝐓𝐢𝐣𝐣𝐚𝐧𝐢 𝐑𝐞𝐢𝐣𝐧𝐝𝐞𝐫𝐬 ✍

Official Statement 👉 https://t.co/lknfbVxksN

Comunicato Ufficiale 👉 https://t.co/lgoaJcq44Y#ACMQuest #SempreMilan @T_Reijnders pic.twitter.com/pvF4gmmEGF

— AC Milan (@acmilan) July 19, 2023

  


Next Post

Çfarë thotë trajneri bullgar pas fitores ndaj kampionit të Kosovës?

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.