Futbollisti i njohur kosovar, Yll Hoxha është larguar nga klubi i Superligës së Kosovës, SC Gjilani.
Largimin e bën të ditur përmes rrjeteve sociale personale, duke thënë se ishte tejet i lumtur që luajti në klubin e “Skifterave”, shkruan Lajmi.net
“Ishin dy vite me shumë mund durim dhe sakrifica të njëpasnjëshme ku arritëm nje herë finalen e Kupës së Kosovës dhe luajtëm per dy vite në garat evropiane me fanellën gjilanase.
“Afër 80 ndeshje me këtë fanellë, mijëra minuta në fushë nëpër ndeshje zyrtare e trefish aq kohë e kaluar në stërvitje më bëjnë krenar dhe të lumtur që dhash çdo gjë që pata mundësi për skuadrën.
“Faleminderit të gjithë atyre që na qëndruan afër mes vështirësive të mëdha që kaluam e poashtu faleminderit edhe Skifterave që ishin çdo herë krahë nesh”, ka shkruar Hoxha në rrjetet sociale
Kujtojmë që një numër i madh i lojtarëve dhe trajneri tashmë janë larguar nga skuadra për shkak të gjendjes katastrofale në ekip./Lajmi.net/