Thursday, 17. September 2026
Sport

Zyrtare: Todd Boehly largohet nga Chelsea

GS 17/09/2026 1 Min. Lesezeit

Chelsea ka njoftuar një ndryshim të rëndësishëm në pronësinë e klubit. Afiliet e Clearlake Capital Group do të blejnë aksionet e Todd Boehly-t dhe Mark Walter-it, duke marrë kështu kontrollin e plotë të klubit londinez

.

Hansjorg Wyss do të mbetet aksioner dhe pjesë e rëndësishme e grupit të pronësisë, shkruan Indeksonline

Boehly, i cili së bashku me Clearlake-n udhëhoqi blerjen e Chelseat në vitin 2022, do të largohet nga posti i presidentit të klubit.

“Ka qenë një nder të shërbeja si president i Chelsea Football Club-it. Jam i bindur se Chelsea është i pozicionuar mirë për sukses të vazhdueshëm nën drejtimin e Clearlake-t”, deklaroi Boehly.

Nga Clearlake kanë falënderuar Boehly-n për kontributin e tij, duke theksuar se fokusi i pronarëve të rinj do të mbetet te investimet në infrastrukturë, performancën sportive dhe zhvillimin e lojtarëve.

Teilen: