Saturday, 14. March 2026
Sport

Zyrtare/ Tottenham transferon fantazistin izraelit Manor Solomon

GS 11/07/2023 1 Min. Lesezeit

Tashmë është e konfirmuar, Tottenham ka arritur të mbyllë transferimin e izraelitit Solomon.

Në fillim të këtij muaji, klubi anglez arriti marrëveshjen verbale me 23-vjeçarin dhe tashmë gjithçka është e kryer.

Solomon përfundoi kontratën e tij me Shakhtar Donetsk dhe tashmë është i Tottenham falë një transferimi me parametra zero.

Me klubin ukrainas, izraeliti ka luajtur 106 ndeshje, ku ka shënuar 22 gola dhe ka asistuar 9 herë./h.ll/abcnews.al

Teilen: