UEFA vendosi të përjashtonte pak ditë më parë nga Liga e Konferencës klubin e Osasunës. Shkak për këtë është bërë një akuzë për trukim para disa vitesh por akuzat janë hedhur poshtë nga klubi që ka ankimuar në KAS vendimin e UEFA-s.
Kështu, KAS-i ka vendosur të pranojë kërkesën e Osasunës dhe e ka lejuar që të luajë në Ligën e Konferencës këtë sezon. Vetë klubi spanjoll e ka konfirmuar pjesëmarrjen në Ligën e Konferencën për sezonin e ri dhe shton se UEFA do të gjobisë klubin për shkak të problemeve që ka pasur në të shkuarën.
Osasuna e nis rrugëtimin e saj në Ligën e Konferencës nga “Play Off”, aty ku do të mësojë kundërshtarin në shortin e datës 7 gusht. Ndeshjet e “Play Off” do të zhvillohen në datat 24 dhe 31 gusht.
PANORAMASPORT.AL