Friday, 6. March 2026
Sport

Zyrtare: Valon Hamdiu ndërron skuadër në Zvicër

GS 24/06/2023 1 Min. Lesezeit

Futbollisti kosovar, Valon Hamdiu është bërë me skuadër të re pasi i skadoi kontrata me ekipin e Schaffhausen.

Mesfushori ka firmosur me ekipin tjetër nga Zvicra, Stade-Lausanne si “lojtar i lirë”, shkruan Lajmi.net

  

25-vjeçari sezonin e kaluar me ekipin e Schaffhausen zhvilloi 29 ndeshje, shënoi dy gola dhe bëri dy asiste.

Kujtojmë që Hamdiu ishte pjesë e Kombëtares së Kosovës U21 gjatë vitit 2019, ku zhvilloi tre paraqitje për “Dardanët”.

Për momentin vlera e futbollistit kosovar në sajtin e njohur “Transfermarkt” shkon deri në 200 mijë euro./Lajmi.net/

  


Teilen: