Gabri Veiga ishte një nga talentet më të spikatur sezonin e fundit në La Liga me Selta Vigon, duke marrë vëmendjen e shumë klubeve të mëdha europiane.
Gjithsesi talenti 21-vjeçar zgjodhi një drejtim tjetër në karrierën e tij, duke u transferuar te skuadra e Al Ahli në Arabinë Saudite.
Një veprim i cili u quajt i turpshëm nga ana e Toni Kros përpara disa ditësh, me mesfushorin që la Europën për milionat arabe.
PANORAMASPORT.AL