Saturday, 14. March 2026
Moto GP

Zyrtare: Vendlindja thërret! Bashkëlojtari i Zenelit ndërron shtet, lë Anglinë për Amerikën

GS 16/05/2023 1 Min. Lesezeit

Futbollisti i Stade Reims, Folarin Balogun ka bërë një hap të rëndësishëm në karrierën e tij. Ai ka ndërruar shtetin dhe nga sot pritet ta përfaqësojë Kombëtaren e Amerikës.

21-vjeçari ka qenë pjesë e grupmoshave të Anglisë dhe ka pasur një sukses të madh, sidomos me U21 e “Tre Luanëve”, ku në 13 ndeshje ka shënuar shtatë gola, shkruan Lajmi.net

  

Por, ai ka vendosur ta përfaqësojë vendin e tij të lindjes dhe sot mund të luaj për Amerikën.

Balogun është në pronësi të Arsenalit, por që klubi ku luan edhe kosovari, Arbër Zeneli ka opsion blerje për 25 milionë euro.

Për Reims, Balogun ka zhvilluar 34 paraqitje këtë sezon në Ligue 1, ka shënuar 19 gola dhe ka bërë tre asiste./Lajmi.net/

  


Teilen: