Vincenzo Montella është emëruar si përzgjedhës i Turqisë, duke zëvendësuar Stefan Kuntzin, i cili u shkarkua pas një serie zhgënjyese rezultatesh.
Ish-sulmuesi i njohur italian do të prezantohet zyrtarisht para mediave të mërkurën, ku pritet të nënshkruajë një kontratë trevjeçare.
Montella, i cili luajti me klube si Empoli, Genoa, Sampdoria, Roma dhe për pak kohë te Fulham, la postin e tij si trajner i skuadrës turke Adana Demirspor në qershor duke fituar 38 nga 76 ndeshjet e tij në krye.
Ish-reprezentuesi italian tani ka mbi një dekadë përvojë në menaxhim, pasi ka filluar karrierën e tij si trajner me Catanian në vitin 2011.
Që atëherë, ai ka drejtuar edhe klube si Fiorentina, Sampdoria, Milan, Sevilla, Fiorentina dhe së fundmi në Turqi me Adanan.
Hoş geldin Vincenzo Montella! pic.twitter.com/WgERoF7dDK
— TFF (@TFF_Org) September 21, 2023