Friday, 13. March 2026
Sport

ZYRTARE/ Vjen dhe goditja e tretë në merkato, PSG-ja prezanton talentin që mori vëmendje në Europë

GS 07/07/2023 1 Min. Lesezeit

Pas Milan Shkriniar dhe Marko Asensios, PSG ka prezantuar dhe afrimin e tretë në këtë merkato vere. Bëhet fjalë për talentin uruguaian, Manuel Ugarte.

ugarte

22-vjeçari shkëlqeu me Sportingun e Lisbonës sezonin e fundit duke marrë vëmendjen e shumë klubeve të mëdha europiane, me parizienët që dolën fitues.

Ai ka firmosur një kontratë 5-vjeçare, teksa do të jetë pjesë e kampionëve të Francës deri në vitin 2028.

Këta të fundit ndërkohë presin dhe tre afrime të reja, Lukas Hernandez, Kang-In Li dhe Çer Ndur.

PANORAMASPORT.AL

Teilen: