Juventusi ka nisur punën për të siguruar të ardhmen afatgjatë me rinovime që prekin pika të rëndësishme të grupit që ka në dispozicion Masimiliano Alegri. Një prej tyre është padyshim edhe mbrojtësi Gleison Bremer. Negociata mes palëve vazhdonin prej kohësh dhe sot, braziliani ka hedhur firmën në kontratën e re, që është bërë zyrtare nga Juventusi.
Mediat italiane kanë bërë të ditur se për të arritur te firma në kontratën e re, që zgjat deri në qershorin e vitit 2028, klubi ka bërë një sakrificë të rëndësishme ekonomike për t’i përmirësuar rrogën. Tashmë rroga e tij vjetore do të jetë rreth 5 milionë euro neto në sezon, plus bonuse që e çojnë shifrën deri në 6 milionë euro.
“Një vit e gjysmë më parë zgjodha Juventusin se është një skuadër fituese, është një grup i aftë të fitojë 9 tituj kampion radhazi. Por ajo që bëri diferencën ishte fakti se që në momentin kur erdha këtu, kuptova që Juventusi është një familje”, ishin fjalët e mbrojtësit pas firmës në kontratën e rinovuar.
PANORAMASPORT.AL