Altai Baindir është portieri i ri i Mançester Junajtid. Pas Andre Onanës, “djajtë e kuq” kanë vendosur të transferojnë një tjetër gardian.
Lajmi është bërë i ditur nga vetë klubi përmes një postimi në rrjetet sociale.
25-vjeçari u largua nga klubi turk Fenerbahçe për të nisur një aventurë të re në Premier Ligë. Raportohet se ai ka firmosur një kontratë 4-vjeçare, deri në qershor 2027.
Our GK Union: ➕1️⃣
Welcome to United, @AltayBayindir_1! 🇹🇷🧤#MUFC
— Manchester United (@ManUtd) September 1, 2023
Gardiani ka luajtur 166 ndeshje në karrierën e tij, duke mbajtur 53 herë portën e paprekur.
Sezonin e kaluar ishte një lojtar kyç për Fenerbahçen, e cili fitoi Kupën e Turqisë dhe u rendit nënkampione në Super Ligë”.
PANORAMASPORT.AL