Saturday, 21. March 2026
Sport

Zyrtare: Zymer Bytyqi rikthehet në Turqi pas dështimit në Olympiacos

GS 01/08/2023 1 Min. Lesezeit

Futbollisti i Kombëtares së Kosovës, Zymer Bytyqi është larguar përfundimisht nga Olympiacosi i Greqisë.

Bytyqi zyrtarisht është transferuar në ekipin që bën gara në Superligën e Turqisë, Antalyaspor, shkruan Lajmi.net

Lotjari “Dardan” ka nënshkruar kontratë tre-vjeçare me ekipin turk, deri në vitin 2027.

“Jam i emocionuar që jam pjesë e Antalyaspor, këtij klubi që do të luftojë për këto ngjyra deri në fund. Do të bëjë çmos të jem i suksesshëm këtu”, është shprehur Bytyqi gjatë prezantimit te klubi i ri

Kujtojmë që futbollisti kosovar ka luajtur në Superligën e Turqisë, por kur u transferua në Greqi ai dështoi me fanellën e Olympiacosit, duke e çuar disa herë edhe në skuadrën B./Lajmi.net/

  


Teilen: