Zyrtari i Pejës, Arber Elshani ka reaguar pas vendimit të FIBA-s për Daut Mehmeti.
FIBA e dënoi me përjashtim të përjetshëm arbitrin kosovar Daut Mehmeti për shkelje të basteve të paligjshme dhe trukime ndeshjesh.
Gjyqtari kosovar, Daut Mehmeti, është ndëshkuar me pezullim të përjetshëm nga FIBA për shkeljen e Kodit të Sjelljes dhe Integritetit të Federatës Botërore, ka bërë të ditur Federata Botërore e Basketbollit.
Sipas faqes zyrtare të FIBA-s, sanksioni tashmë është vendosur ndaj gjyqtarit kosovar, përcjellë lajmi.net.
Arsyeja që ka sjellë dënimin për arbitrin 37-vjeçar janë bastet dhe trukimet e disa ndeshjeve që ai ishte thirrur për t’i gjykuar.
Njoftimi për sanksionin përmend një pezullim nga kryerja e këtij funksioni dhe një ndalim të pjesëmarrjes në të gjitha aktivitetet e FIBA-s për shkelje të Kodit të Etikës dhe Integritetit të federatës, për sa i përket basteve dhe manipulimit të garave.
Pas kësaj ka reaguar edhe zyrtari i Pejës, duke thënë që përveç gjyqtarit në trukim ndeshjesh janë të përfshirë edhe zyrtarë të FBK-së dhe drejtor të klubeve.
Madje ai në një far mënyre ‘shantazhoi’ që nëse nuk dalin publikisht do t’i publikojë ai faktet që posedon.
Postimi i plotë nga Arbër Elshani (pa ndërhyrje):
“Meqense e pasket denuar Daut Mehmetin, perjete atehere ju lutem e ftoj prokurorine e shtetit qe t’i verifikoj keto biseda telefonike, me dite, date dhe numer te telefonit, ne te kunderten une do t’i publikoj ketu ne facebookun tim. Pasi ka anetar edhe te bordit te federates se basketbollit te Kosoves, si dhe drejtor te klubit qe jane te perfshim ne trukim, blerje te ndeshjeve poashtu edhe gjyqtar te tjere, trajner dhe lojtar. Daut Mehmeti eshte lule e xhehnetit, cka jane disa te tjere. Shpresoj qe te gjithe ata qe e kane shnderru basketbollin tone ne cirk, te shkojne aty ku e meritojne!”. /Lajmi.net/