• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Saturday, May 10, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Zyrtarizohen datat dhe skuadrat e sezonit të ri

17/09/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Federata Shqiptare e Basketbollit ka konfirmuar datat e sezonit të ri sportiv 2024-2025. Ai do të nisë më 27-29 shtator me Kupën e Federatës, një event që do të zhvillohet në pallatin e sportit “Tomorr Sinani” në qytetin e Elbasanit. Në këtë event do të marrin pjesë ekipet më të mira të sezonit të kaluar.

Ndërkohë, më datat 11-12 tetor do të nisë kampionati i basketbollit. Këtë vit, skuadrat do t’i rikthehen sistemit të vjetër, të ndarë në dy grupe. Kjo vlen për të meshkujt, ku në Superligë janë 6 ekipet më të mira, ndërsa 6 skuadrat e tjera janë në Kategorinë e Parë.

Kështu, në Superligë janë ekipet e Besëlidhjes, Teutës, Vllaznisë, Tiranës, Apolonisë dhe Kamza Basket. Ndërsa skuadrat e Partizanit, Flamurtarit, Elbasanit, Fieri Basket, Skënderbeut dhe Pogradecit do të luajnë në Kategorinë e Parë.

Te femrat janë gjithsej vetëm 7 ekipe, të grupuara në një të vetëm. Ky kampionat do të zhvillohet me tri faza, ku katër më të mirat do të shklojnë në play off. Ekipet pjesëmarrëse janë Tirana, Flamurtari, Partizani, Vllaznia, Studenti, Teuta dhe Elbasani.

Kategoria e Parë-Femra, java e parë

Studenti – Partizani

Teuta – Vllaznia

Flamurtari – Tirana

Elbasani (pushim)

Superliga-Meshkuj, java e parë

Apolonia – Besëlidhja

Vllaznia – Teuta

Tirana – Kamza Basket

Kategoria e Parë-Meshkuj, java e parë

Pogradeci – Skënderbeu

Fieri Basket – Elbasani

Flamurtari – Partizan

Next Post

Përballja me Cityn, Inzaghi vuan mungesën e titullarit

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.