Friday, 20. March 2026
Sport

Zyrtarizohet stadiumi ku do të luhet miqësorja mes Interit dhe Egnatias!

GS 29/07/2023 1 Min. Lesezeit

Zyrtarizohet stadiumi ku do të luhet miqësorja mes Interit dhe Egnatias!

Duket se miqësorja e luksit mes Interit dhe Egnatias është në fazat e saj të fundit, pasi është konfirmuar dhe stadiumi ku do të ndeshen skuadrat me njëra-tjetrën.

Ajo do të luhet më 13 gusht, ora 20:00 në stadiumin “Paolo Mazza” të Ferrarës, aty ku luan dhe skuadra e SPAL.

Ai përmban një kapacitet prej më shumë se 16 mijë vendesh dhe se është një nga pesë më të vjetrit në Itali.

Teilen: