• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Sunday, July 27, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Zyrtarizohet transferi i Ron Raçit te Hajduku

26/07/2025
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

HNK Hajduk dhe FC Prishtina kanë arritur marrëveshje për transferimin e qendërmbrojtësit 22-vjeçar Ron Raçi, i cili ka nënshkruar kontratë me klubin nga Spliti deri në verën e vitit 2029.

Qendërmbrojtësi shtatlartë do t’i bashkohet menjëherë stërvitjeve të skuadrës së parë, ndërsa te Hajduku do të mbajë fanellën me numrin 14.

Raçi, gjatë sezonit të kaluar, pati një afirmim të plotë në radhët e Prishtinës, ku ishte një nga lojtarët më të mirë të klubit. Në karrierën e tij si futbollist profesionist ka regjistruar mbi 40 paraqitje zyrtare, ka shënuar tre gola dhe ka dhënë një asistim.

Cilësitë e tij si lojtar u dëshmuan edhe në qershor, kur u ftua për herë të parë në Kombëtaren A të Kosovës, duke debutuar zyrtarisht në ndeshjen kundër Komoreve.

Ron, FC Prishtina të dëshiron shumë fat, suksese dhe paraqitje të mira me fanellën e bardhë të Hajduk Split!

Next Post

Inter, Lautaro është rikthyer: Ashtu si ditën e parë në vitin 2018, me të njëjtën dëshirë për të fituar

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.