• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Sunday, July 13, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

1X2 PARASHIKIME/ Fitojnë Barcelona dhe Al Nassr, Birmingham kërkon rekordin

30/04/2025
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

1x2

CHAMPIONS LEAGUE

Barcelona – Inter

Të freskët pas fitores në finalen e Copa del Rey gjatë fundjavës, Barcelona pret në shtëpi Interin e Milanos në Ligën e Kampionëve. Kjo është ndeshja e parë gjysmëfinale dhe fituesi do të përballet me Arsenalin ose PSG-në. A do të arrijë Barça në finale? Kjo është hera e parë që Barcelona arrin në gjysmëfinalet e Ligës së Kampionëve që nga viti 2019. Paraqitja e tyre e fundit në finale ishte dhjetë vite më parë, kur edhe fituan trofeun. Tani janë në rrugën drejt fitimit të tripletës, La Liga, Copa del Rey (tashmë e fituar) dhe Liga e Kampionëve. Interi e përfundoi fazën e grupeve në vendin e katërt dhe po përpiqet të arrijë në finalen e dytë të Ligës së Kampionëve në tri sezone. Ata janë në një garë të ngushtë me Napolin për kreun e Serie A. Megjithatë, javët e fundit nuk kanë qenë në formë dhe ne mendojmë se nga kjo situatë do të përfitojë Barcelona që do ta mposhtë Interin.

PARASHIKIMI: Fiton Barcelona 52%

LEAGUE ONE

Blackpool – Birmingham

Katër skuadra do të zhvillojnë ndeshjet e tyre të prapambetura këtë mesjavë për t’u barazuar me pjesën tjetër të League One. Ndër to është edhe Blackpool, që pret në “Bloomfield Road” kampionët e League One, Birmingham City. A do të arrijnë “Tangerines” të ndalin formën e jashtëzakonshme të “Blues”, apo do të jenë miqtë ata që do të marrin fitoren për të vendosur një rekord të ri pikësh? Një seri prej gjashtë fitoresh në nëntë ndeshje nga muaji mars i afroi të besuarit e Steve Bruce-it të Blackpool-it me zonën e play off-it, por rënia e fundit me dy humbje në katër ndeshje ka bërë që ata të zbresin në vendin e nëntë në tabelë me 64 pikë nga 44 ndeshje. Ndeshja e fundit në shtëpi për “Tangerines” përfundoi me humbje 2-1 ndaj Wrexham-it, skuadër që tashmë ka konfirmuar gjithashtu ngjitjen në Championship përkrah Birmingham-it. Pas kësaj, ata barazuan 1-1 në transfertë kundër Wigan Athletic gjatë fundjavës. Birmingham City qëndron bindshëm në krye të tabelës së League One. Tashmë, kampionë prej disa javësh, forma e shkëlqyer e “Blues” ka vazhduar pandërprerje. Me 105 pikë nga vetëm 44 ndeshje, ata janë vetëm një pikë larg rekordit të prej 106 të vendosur nga Reading. Një fitore këtu do t’i çonte në 108 pikë, me mundësinë për të arritur 111 pikë në fundjavën e fundit të sezonit. Parashikimi ynë është që fiton Birmingham.

PARASHIKIMI: Fiton Birmingham 46%

AFC CHAMPIONS LEAGUE

Al Nassr – Kawasaki Frontale

Al Nassr plotësoi treshen e klubeve saudite në gjysmëfinalet e AFC Champions League. Ata do të përballen me skuadrën japoneze Kawasaki Frontale dhe fituesi do të përballet me Al Hilal ose Al Ahli në finale. Siç pritej, Al Nassr kaloi një tjetër skuadër japoneze, Yokohama F. Marinos, në çerekfinale. Ishte një paraqitje spektakolare nga skuadra e tyre e mbushur me yje, ku Jhon Duran shënoi dy herë mes golave të Sadio Mane dhe Cristiano Ronaldos në fitoren 4- 1. Shqetësimi i vetëm për skuadrën saudite mbetet paaftësia për të mbajtur portën të paprekur. Ishte ndeshja e gjashtë radhazi, ku të dyja skuadrat shënojnë dhe ata kanë dështuar të shënojnë vetëm një herë në 10 ndeshjet e fundit. Kawasaki Frontale nuk pati një rrugëtim të ngjashëm në çerekfinale. Ata kishin nevojë për kohë shtesë për të eliminuar skuadrën nga Katari, Al Sadd.

PARASHIKIMI: Fiton Al Nassr dhe shënohen mbi 2.5 gola 50%.

Screenshot 2025-04-30 102851

PANORAMASPORT.AL

Next Post

Nuk mund të mungonte në Londër, flamuri shqiptar mes mijëra tifozëve në gjysmëfinalen e Champions

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.