Interi barazoi të shtunën në shtëpi 2-2 me Bolonjën me kuqeblutë që u kthyen për të rikuperuar disavantazhin e dy golave dhe për t’i shkaktuar Interit një tjetër ndalesë.
Edhe pse e ka nisur me një ritëm tërësisht ndryshe kampionatin nga ai i një viti më parë, tek Interi shpresojnë të mos jetë një sinjal i rikthimit të fantazmave të së shkuarës, kur pati shumë pengesa ndaj skuadrat e vogla dhe të mesme. Humbja e pësuar ndaj Sasuolos dhe barazimi me Bolonjën kanë bërë që skuadra e Inzagit të humbasë plot 5 pikë në “San Siro” në këto 8 javë të para të kampionatit, një shifër që është larg ndalesave të një viti më parë ndaj skuadrave të tilla një vit më parë.
Sezoni i shkuar kur Napoli u kurorëzua kampion, zikaltrit lanë 21 pikë mes barazimeve dhe humbjeve me ekipet në pjesën e dytë të tabelës (nuk fituan ndaj 8 rivalëve), por pesha më e madhe e këtyre ndeshjeve u ndje në sezonin 2021-2022.
Në vitin kur kampion u shpall Milani me vetëm tri pikë diferencë nga zikaltrit, këta të fundit lanë 10 pikë në katër ndeshje me skuadrat e vogla ose ato të mesme. Duke iu rikthyer sezonit aktual që shikon sërish Milanin dhe Interin të duelojnë për vendet e para, detajet priten të bëjnë sërish diferencën. Interi vërtet i shkaktoi ndalesën e vetme Milanit me atë fitore 5-1 në derbi, por duhet të bëjë llogaritë me rivalët e parrezikshëm në letër, ato duken thembra e Akilit për zikaltrit.
PANORAMASPORT.AL