Inter i shpallur kampion që më parë, ka mbyllur sot sezonin 2025/2026 në Serie A, me barazimin spektakolar 3-3 në Në “Renato Dall’Ara” ndaj Bologna.
Federico Dimarco zhbllokoi shifrat në minutën e 22-të, me një gol spektakolar nga goditja e dënimit, duke vulosur kështu më së miri një sezon tejet fantastik për të.
Reagimi i vendasve ishte i menjëhershëm duke barazuar shifrat me Federico Bernardeschi në minutën e 25-të, pas një mungesë vëmendjeje të mbrojtjes zikaltër dhe sidomos të Stefan de Vrij.
Në minutën e 42-të, ishte Tommaso Pobega që gjeti golin e avantazhit për vendasit, me një goditje nga jashtë zonës. Pjesa e parë mbyllet 2-1 për Bologna-n.
Vendasit e nisin më mirë pjesën e dytë, ku gjejnë golin e tretë në minutën e 48-të, pas një autogoli të Piotr Zielinski dhe mos veprimit në kohë të portierit Emiliano Martinez.
Në minutën e 64-të, Francesco Pio Esposito dyfishon shifrat, duke dërguar në rrjetë topin e khtyer mbrapsht nga përplasja në shtyllë pas goditjes së Andy Diouf. Në minutën e 87-të, ishte francezi Diouf i cili shënoi golin e tretë dhe të barazimit 3-3. Shifrat nuk ndryshojnë deri në fund.