Wednesday, 9. September 2026
Sport

​625 mijë euro për sportistët dhe trajnerët e Kosovës

GS 09/09/2026 1 Min. Lesezeit

Ministria e Sportit dhe Rinisë ka vazhduar mbështetjen financiare për sportistët dhe trajnerët e kategorizuar, duke ndarë gjithsej 625,325 euro për 150 përfitues.

Sipas njoftimit të Ministrisë, nga kjo shumë 96 sportistë do të përfitojnë gjithsej 448,150 euro, ndërsa 54 trajnerë do të mbështeten me 177,175 euro.

Ministria ka bërë të ditur se kjo mbështetje është shprehje e vlerësimit për punën, disiplinën dhe rezultatet e sportistëve dhe trajnerëve, të cilët përfaqësojnë Kosovën në gara vendore dhe ndërkombëtare.

“Çdo rezultat nis me përkushtim, ndërsa çdo sukses ndërtohet me punë të palodhshme”, thuhet në njoftim, ku sportistëve dhe trajnerëve u është uruar që kjo mbështetje t’u japë edhe më shumë motivim dhe kurajë për të synuar rezultate të reja.

Ministria e Sportit dhe Rinisë ka theksuar se sukseset e sportistëve kosovarë janë krenari për vendin dhe se institucionet do të vazhdojnë të qëndrojnë pranë tyre në rrugëtimin drejt arritjeve të reja.

Teilen: