Kosova ka pësuar humbje të thellë 3-0 nga Irlanda, në ndeshjen e zhvilluar në Dublin, në kuadër të Ligës së Kombeve.
Ndeshja mori një rrjedhë tjetër në minutën e 26-të, kur Kreshnik Hajrizi u ndëshkua me karton të kuq pas prekjes së topit me dorë brenda zonës së rreptësisë.
Pas këtij momenti, Irlanda fitoi penallti, të cilën në minutën e 28-të e shndërroi në gol Troy Parrott.
Pjesa e parë u mbyll me epërsinë minimale të vendasve, ndërsa vetëm pesë minuta pas fillimit të pjesës së dytë, Irlanda fitoi penalltinë e dytë, pas një ndërhyrjeje të portierit Aro Muriq.
Edhe këtë herë nga pika e bardhë ishte i saktë Troy Parrott, i cili realizoi golin e dytë personal dhe të Irlandës.
Rezultatin përfundimtar 3-0 e vulosi Jack Moylan, i cili në minutën e 75-të shënoi me kokë.
Megjithatë, pavarësisht humbjes në Dublin, Kosova ka arritur ta sigurojë mbetjen në Ligën B të Ligës së Kombeve, pasi ndeshja ndërmjet Izraelit dhe Austrisë përfundoi me rezultat 1-1.
Kështu, “Dardanët” e përmbyllin këtë cikël të garave me një fitore, dy humbje dhe tri barazime.