Tuesday, 17. November 2026
Sport

AMP ekzekuton masën “Arrest në burg” ndaj efektivit të Policisë së Kavajës, dyshohet për korrupsion dhe shpërdorim detyre

GS 17/11/2026 1 Min. Lesezeit

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (AMP) ka ekzekutuar urdhrin e Prokurorisë së Durrësit për zbatimin e vendimit gjyqësor të datës 16 nëntor 2026, me të cilin është caktuar masa e sigurimit personal “Arrest në burg” ndaj një punonjësi të Policisë së Shtetit në Komisariatin e Kavajës.

Sipas njoftimit zyrtar, masa e sigurisë e dhënë nga Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës është zbatuar ndaj shtetasit me inicialet A.C., i cili mbante detyrën e punonjësit të rolit bazë pranë Komisariatit të Policisë Kavajë.

Procedimi penal ndaj tij është regjistruar në kuadër të hetimeve për dy vepra penale:

  • “Shpërdorimi i detyrës” (neni 248 i Kodit Penal);
  • “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike” (neni 259 i Kodit Penal).Autoritetet bëjnë me dije se caktimi i masës shtrënguese u bazua mbi dyshimet për “përfshirjen e punonjësit të policisë në veprimtari të kundërligjshme gjatë ushtrimit të detyrës”.

    Ndërkohë, strukturat e AMP-së në bashkëpunim me Prokurorinë kompetente po vijojnë hetimet për dokumentimin e plotë të kësaj veprimtarie të dyshuar penale.

    /rtsh.al/

     

Teilen: